Pagë 25 milionë euro në sezon

Futboll

Pagë 25 milionë euro në sezon

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:58
Pagë 25 milionë euro në sezon

Kilië Mbape ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas asaj që raporton spanjollja “Marca”, ylli francez do t’i thotë “PO” Realit të Madridit për një ofertë prej 25 milionë eurove në sezon. Dyfishi i asaj që sulmuesi përfiton nga PSG-ja.

23-vjeçari gjithmonë ka qenë i joshur nga një kalim i tiji në Madrid teksa tashmë duket se Mbape e ka marrë vendimin e tij për të veshur “La camiseta blanca” të Realit.

Mbape gjatë këtij sezoni me fanellën e parizienëve në Ligue 1 është aktivizuar gjithsej në 24 ndeshje nga ku ka realizuar 14 gola dhe ka dhuruar 10 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat