Formacionet zyrtare: Paris Saint Germain – Bordeaux

Futboll

Formacionet zyrtare: Paris Saint Germain – Bordeaux

Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 28-të në Ligue 1, ndërmjet PSG-së dhe Bordeaux.

Parisi do të kërkojë këndelljen, pas eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi.

PSG janë në një formë të mirë në ligën franceze, ata aktualisht janë në vendin e parë me 62 pikë, 12 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt Nice.

Pritet të jetë një ndeshje jo aq e lehtë, pasi Bordeaux janë në vendin e fundit dhe kanë nevojë për pikë.

Ekipet në fund të tabelës gjithmonë kanë ditur të shkaktojnë probleme ekipeve të mëdha, mbetet të shihet se a do arrijnë ta bëjnë atë ndaj ‘Parisienëve’.

Më poshtë ua përcjellim formacionet e të dy ekipeve për ndeshjen e cila luhet me fillim nga ora 13:00.

Paris Saint Germain: Navas, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Danilo, Paredes, Wijnaldum, Messi, Mbappe, Neymar.

Bordeaux: Poussin, Ahmedhodzic, Marcelo, Gergersen, Kwateng,Oudin, Ignatenko, Onana, Guilavogui, Adil, Elis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat