Chelsea vazhdon me formën e mirë, fiton minimalisht ndaj Newcastle United

Futboll

Chelsea vazhdon me formën e mirë, fiton minimalisht ndaj Newcastle United

Më: 13 mars 2022 Në ora: 17:24
Ekipa e Chelseas

Chelsea po vazhdon me formën e mirë në Premier Ligë, derisa sot ka regjistruar edhe fitoren e pestë radhazi. Në ndeshjen e javës së 29-të, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel fitoi minimalisht ndaj Newcastle United.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 1:0. Golin e vetëm dhe të re pikëve për “Blutë” e shënoi Kai Havertz në minutën e 89-të.

Chelsea pas kësaj fitore ka 59 pikë dhe pozicionohet e treta në tabelë.

Newcastle United ndodhet në pozitën e 14-të me 31 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat