Betis fiton edhe ndaj Bilbaos

Futboll

Betis fiton edhe ndaj Bilbaos

Më: 13 mars 2022 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Real Betis ka marrë një tjetër fitore të madhe në La Liga.

Skuadra e Manuel Pellegrini ka shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi kundër Athletic Bilbao.

Betis vendosën fatin e takimit në minutën e 20’, me golin e shënuar nga Iglesias.

10 minutat e fundit të këtij takimi, Betis i luajti me 10 lojtarë, pasi Nabil Fekir u ndëshkua me karton të kuq. Por, lojtarët e Pellegrini ruajtën mirë rezultatin.

Betis shkon tashmë në 49 pikë për pozitën e katërt, me një pikë më shumë se Barca, por katalanët kanë dy ndeshjemë pak të luajtura.

Bilbao në anën tjetër mbetet me 40 pikë në pozitën e tetë në tabelë. Betis vazhdon kështu garën me Atleticon dhe Barcën, për një pozitë që dërgon në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat