Tre lojtarë të Realit në rrezik që të mungojnë në “El Clasico”

Futboll

Tre lojtarë të Realit në rrezik që të mungojnë në “El Clasico”

Më: 14 mars 2022 Në ora: 13:01
Tre lojtarë të Realit në rrezik që të mungojnë në “El Clasico”

Real Madridi do të luajnë ndeshjen e xhiros së 28-të në La Liga ndaj Majorkës, në të cilën disa lojtarë duhet të jetë të kujdesshëm mos të ndëshkohen me karton të verdhë.

Në rast se Kasemiro, Eder Militao dhe Ferland Mendy, ndëshkohen me të verdhë ata mungojnë në ‘El Clasico’.

Lojtarët duhet të kenë kujdes në ndeshjen e sotme të mos shkaktojnë ndërhyrje të palejuara, nëse duan të jenë pjesë e ekipit të Karlo Ançelotit në ‘El Clasico’.

Kasemiro dhe Mendi priten të jenë pjesë në formacionin e Realit, pasi nuk ishin në ndeshjen e fundit ndaj PSZH-së, ndërsa Militaos i duhet pushim dhe me gjasë nuk do të jetë startues në këtë ndeshje. Ndeshja zhvillohet në orën 21:00, ndërsa ‘El Clasico’ do të zhvillohet me 20 mars, në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat