Ylli argjentinas nuk është ambientuar asnjëherë në Paris

Futboll

Ylli argjentinas nuk është ambientuar asnjëherë në Paris

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:08
Ylli argjentinas nuk është ambientuar asnjëherë në Paris

Lionel Messi nuk është aspak i kënaqur me situatën nëpër të cilën po kalon.

Ylli argjentinas nuk është ambientuar asnjëherë në Paris dhe paraqitjet e tij me Paris Saint-Germainin deri tash ishin të zbehta.

Madje, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u vërshëllye dhe u kontestua nga tifozët e tij në ndeshjen e fundit me Bordeauxit, si rezultat i paraqitjeve të dobëta e mbi të gjitha për lojën e zbehtë që e pati ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

E tash, mediumi britanik “Daily Mirror” siguron se përfaqësuesi argjentinas dëshiron të largohet nga “Parku i Princave”.

Madje, ky medium raporton se babai dhe njëherësh menaxheri i lojtarit, Jorge Messi i ka telefonuar drejtuesit e Barcelonss për t’ua matur pulsin, nëse i biri i tij mund të kthehet në “Camp Nou”.

Messi kishte fituar gjithçka me gjigantin katalunas dhe mund të rikthehet në klubin që e ka në zemër për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës.

Problem mund të jetë rroga, pasi në Paris paguhet shumë, por lojtari mund të bëjë sakrifica vetëm për t’u rikthyer në La Liga.

Gjithashtu, në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që ta shohim Messin duke luajtur në kampionatin amerikan të futbollit – MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat