Ademi stërvitet me intensitet të shtuar, gati për Italinë

Futboll

Ademi stërvitet me intensitet të shtuar, gati për Italinë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:30
Ademi stërvitet me intensitet të shtuar, gati për Italinë

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka arsye që të jetë i lumtur pasi futbollisti shqiptar Arian Ademi i kaloi plotësisht problemet me dëmtimin dhe nisi të stërvitet me intensitet të shtuar me pjesën tjetër të skuadrës së Dinamo së Zagrebit.

Futbollisti ka njëzet ditë që mbeti jashtë fushës dhe në derbin e madh me Hajdukun u gjend në stol, duke mos u futur në lojë. 

Trajneri Kopiç bëri të ditur sot se Ademi ka nisur stërvitjet me lojtarë të tjerë dhe do të jetë në kombinim për ndeshjen e radhës të kampionatit kroat ndaj Slaven Belupos.

“Nëntë ditë para duelit historik të kualifikueseve me Italinë, duket qartë se rikthimi i një prej futbollistëve më të mirë është një lajm i mirë për të gjithë te Maqedonia e Veriut.

Nëse nuk lëndohet, Ademi patjetër do të jetë titullar në ndeshjen kundër “azurëve” në Palermo”, shkruan mes të tjera media maqedone “Ekipa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat