Delegohen gjyqtarët për ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës

Futboll

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës

Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:17
Delegohen gjyqtarët për ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës

Ndeshjet çerekfinale për Kupën e Kosovës do të zhvillohen këtë mesjavë.

Tri ndeshje janë në program ditën e mërkure, derisa një tjetër ditën e enjte.

Genc Nuza do ta gjykoj takimin mes Llapit dhe Gjilanit, derisa Dardan Çaka atë mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Drita gjithashtu do të luaj të mërkurën me Ulpianën, ku këtë sfidë e gjykon gjyqtari Besfort Kasumi.

Takimi i vetëm i ditës së enjte zhvillohet mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Të gjitha ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës fillojnë nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat