Rinovimi i kontratës me Milanin

Futboll

Rinovimi i kontratës me Milanin

Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:21
Rinovimi i kontratës me Milanin

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç te Milan është ende në një pikëpyetje të madhe.

Në Itali bëhet me dije se vazhdimësia e sulmuesit te “Djalli” do të varet nga rezultatet e përfaqësueses së Suedisë në play off-in e Katar 2022, ku do të përballet me Republikën Çeke.

Sipas raportimeve theksohet se në rast të kualifikimit të Suedisë për në Katar, Ibra do të rinovojë kontratën me “kuqezinjtë”.

Megjithatë, edhe në rast se do të ketë një zgjatje të kontratës me palëve ajo do të vijë me disa ndryshime nga ana ekonomike. Klubi italian ka bërë gati të gjitha detajet dhe sulmuesi do të ketë një ulje të pagës, duke bërë që të paguhet 3 milionë euro në sezon, por bonuset në bazë të performancës dhe golave që do të shënojë do të mbeten të njëjtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat