Herrera: Ne po festojmë, jemi të lumtur

Futboll

Herrera: Ne po festojmë, jemi të lumtur

Më: 16 mars 2022 Në ora: 13:36
Herrera: Ne po festojmë, jemi të lumtur

Hector Herrera, futbollist i Atletico Madridit po e shijon në maksimum triumfin e tij me shokë në “Old Trafford”, ku e eliminuan Manchester Unitedin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, futbollisti meksikan ishte cak i kundërshtarit.

Gjatë intervistës që e dha ai pas ndeshjes, shihen këmbët e tij të sakatuara dhe të lënduara nga ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve vendës.

“Ne po festojmë, jemi të lumtur dhe po përgatitemi për ndeshjet që na vijnë”, ka thënë përfaqësuesi meksikan.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për ndërhyrjet që i pësoi.

“Faulli i fundit nuk ishte normal”, ka thënë tutje ai.

Sidoqoftë, duket se ia ka vlejt lëndimi pasi “Los Colchoneros” shkuan në çerekfinale të Championsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat