Milevski: Ademi pritet që të jetë gati

Futboll

Milevski: Ademi pritet që të jetë gati

Më: 16 mars 2022 Në ora: 13:55
Milevski: Ademi pritet që të jetë gati

Blagoja Milevski, trajneri i Maqedonisë së Veriut në futboll shpalosi listën e futbollistëve për sfidën e plej offit, kundër Italisë, më 24 mars. Ajo që vërehet në shikim të parë mund të thuhet se janë ftuar 27 futbollist të cilët ishin pjesë e eliminatoreve, ku mungon Nestorovski dhe në dyshim është Jahoviçi.

“Arian Ademi pritet që të jetë gati pasi është në stërvitje të plotë. Besoj se do jetë gati. Koncentrimi ynë që të nxjerr maksimumin nga futbollistët tanë dhe nuk merrem me Italinë, pasi ata kanë 3-4 futbollistë në një pozitë.

Bëhet fjalë për kampionin aktual evropian dhe secila skuadër ka shfaqur mangësitë e tyre por është detyrë e kundërshtarit a do ti shfrytëzojë ata. Ekipi ynë nuk di të mbrohet dhe është qëllimi i ekipit tonë është të dominojmë në posedimin e topit. Do të mundohemi të luajmë futboll dhe të tregojmë kualitetin tonë.

Nëse na konsiderojnë si ekip autsajder do të ishte mirë.

Djelmoshat kanë dëshmuar shumë herë kualitetin e tyre se janë të aftë për një përballje të madhe dhe ndaj një kundërshtari të tillë. Kjo sfidë nuk ka asnjë lidhje me ato përballjet që i zhvilluam në ato eliminatore, pasi këtu bëhet fjalë për kualifikim të drejtpërdrejtë në Botëror. Nuk shkojmë atje si turist por shkojmë të luajmë futboll dhe të tentojmë të fitojmë. Nëse kalojmë Italinë, ska lidhje kush do të jetë përball nesh", - tha mes tjerash Milevski.

Përballja e plej offit për Botërorin “Katar 2022”, Itali – Maqedoni, do të zhvillohet më 24 mars në Palermo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat