Messi merr vendimin

Futboll

Messi merr vendimin

Më: 16 mars 2022 Në ora: 17:46
Messi merr vendimin

Lionel Messi duket se nuk ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain në qershor. Sipas RMC Sport, argjentinasi ka ndërmend të qëndrojë dhe të luajë në Paris edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht ecurisë jo shumë të mirë në këtë sezon.

Gjatë ditëve të fundit ka patur shumë zëra në lidhje me të ardhmen e argjentinasit, i cili dukej se do të largohej nga Parisi në fundin e këtij sezoni, veçanërisht pas fërshëllimave që mori nga tifozët në ndeshjen kundër Bordeaux.

Megjithatë, duket se ish-ylli i Barcelona-s dhe parisienët kanë akoma një objektiv të përbashkët: të fitojnë Champions League.

Sipas medias franceze, mes Pleshtit dhe katalanasve nuk ka patur asnjë kontakt pas largimit të bujshëm të verës së kaluar.

Duket se synimi i argjentinasit është që të mos largohet nga klubi francez pikërisht për të marrë revanshin e këtij sezoni zhgënjyes, i karakterizuar edhe nga dëmtimet e shumta dhe Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat