Roshi e mbyll para kohe në Turqi

Futboll

Roshi e mbyll para kohe në Turqi

Më: 17 mars 2022 Në ora: 17:54
Roshi e mbyll para kohe në Turqi

Odise Roshi do të ndëshkohej me karton të kuq në ndeshjen e fundit të Boluspor ndaj Bursaspor.

Pasi Bekim Balaj doli nga fusha para kohe për të njëjtën arsye, “raketa” do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë. I nervozuar, nuk mungoi edhe ofendimi karshi gjyqtarit.

Ndërkohë në Turqi kanë vendosur që ta dënojnë Roshin me gjobë dhe penalizim për tre ndeshjet e ardhshme, në të cilat Roshi nuk mund të luajë.

Kjo do të thotë se lojtari është gati për t’u bashkuar me Kombëtaren para kohe dhe ndeshja e radhës për të do të jetë në 16 prill kundër Erzurumpspor, pas thuajse 1 muaji..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat