Bota zikaltër shqetësohet

Futboll

Bota zikaltër shqetësohet

Më: 17 mars 2022 Në ora: 18:10
Bota zikaltër shqetësohet

Edhe pse ende nuk ka mbërritur zyrtarizimi, Andre Onana është prej muajsh i zgjedhuri i Interit për të qenë pasardhësi i Handanoviçit. Por kjo zgjedhje nuk shqetëson pak në Milano, aty ku daljet e gabuara të portierit nuk kanë kaluar pa u vënë re.

2022 nuk ka qenë aspak i mbarë për kamerunasin, që ka bërë gabime të njëpasnjëshme si me kombëtaren dhe me klubin.

Edhe pse 25-vjeçari i Ajaksit është rikthyer vetëm në nëntor pas një pezullimi që ka zgjatur 8 muaj, nuk ka mundur dot të gjejë formën që ka pasur më parë kur ishte një nga portierët më premtues.

Edhe pse nuk ka pasur përgjegjësi direkte në golat e pësuar, në tri ndeshjet e fundit të kampionatit ku ka qenë titullar, ka pësuar plot 6 gola, me një mesatare dy gola për ndeshje.

Numra të frikshëm nëse mendon se në 23 ndeshjet e tjera, “Harkëtarët” kishin pësuar vetëm 5 gola. Goli i pësuar ama kundër Benfikës në Champions, që firmosi eliminimin nga kompeticioni të Ajaksit, është një nga ata që lënë një njollë të rëndë në CV, edhe pse trajneri dhe shokët e justifikuan.

Jo vetëm kaq, por kur gabon në debutimin e Kupës së Afrikës në shtëpi, përsërit një gafë tjetër në finalen për vendin e tretë, gjërat e mira që mund të kesh bërë nuk përfillen.

Onana nuk ka qenë një zhgënjim total, por nëse në 2 muaj e gjysmë dhuron 3 gafa të rënda, skuadra që pret të të besojë portën nuk mund të rrijë e qetë.

Pavarësisht kësaj, Interi duket shumë vonë për të bërë një hap pas, mbi të gjitha në aspektin ekonomik që është ai që josh më së shumti zikaltrit.

Fakti që Onanës i skadon kontrata në qershor dhe po ashtu Handanoviç që nuk ofron asnjë siguri e bëjnë të pamundur tërheqjen nga kjo marrëveshje dhe e vetmja gjë që zikaltrit mund të bëjnë është të shpresojnë se pasiguritë e Onanës do të ngelen në Holandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat