Ja formacionet zyrtare të West Ham dhe Sevillas

Futboll

Ja formacionet zyrtare të West Ham dhe Sevillas

Më: 17 mars 2022 Në ora: 20:12
West Ham dhe Sevillas

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante në stadiumin “Olympic” të Londrës, ku skuadra angleze West Ham pret në shtëpi Sevillan, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, skuadra e Sevillas si vendase shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër West Hamit.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për West Ham mungojnë Bowen, Coufal dhe Ogbonna, kurse te Sevilla mungojnë Acuna, Carlos, Lamela, Ocampos, Gomez, Rekik dhe Suso.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

West Ham (4-3-3): Areola; Cresswell, Zouma, Dawson, Johnson; Lanzini, Rice, Soucek; Benrahma, Antonio, Fornals

Sevilla (4-3-3): Bono; Navas, Kounde, Gudelj, Augustinsson; Jordan, Delaney, Rakitic; Corona, En Nesyri, Martial

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat