Tifozët me shishe e Alba me top, ja momenti i konfrontimit të tifozëve turk me mbrojtësin e Barçës

Futboll

Tifozët me shishe e Alba me top, ja momenti i konfrontimit të tifozëve turk me mbrojtësin e Barçës

Më: 17 mars 2022 Në ora: 21:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrojtësi i Barcelonës Jordi Alba u sulmua me shishe nga tifozët turk në ndeshjen e sotme kundër Galatasarayt, por në fund u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të reagimit të tij jo të hijshëm.

Alba përjetoi një moment jo të mirë në fitoren e sotme 2:1 kundër Galatasarayt, ku tifozët vendas filluan të hedhin shishe në drejtim të tij, ndërsa mbrojtësi spanjoll reagoi në mënyrë jo profesionale ku godet topin me fuqi drejt tyre.

Incidenti në fjalë ndodhi gjatë minutës së 85’ të ndeshjes, ku Alba i afrohet vijave anësore, pa e ditur që do të sulmohej nga tifozët e Galatasarayt me shishe dhe gota të mbushura me lëngje në stadiumin “Nef” të Turqisë.

Momentin e këtij incidenti e gjeni më poshtë.

https://www.infobae.com/america/peru/2022/03/17/jordi-alba-recibio-botellazos-metio-pelotazo-a-la-tribuna-y-todo-se-descontrolo-en-barcelona-vs-galatasaray-por-europa-league/?utm_source=dlvr.it&utm_medium=twitter

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat