Roma kualifikohet, Kumbulla rrëzon Domgjonin

Futboll

Roma kualifikohet, Kumbulla rrëzon Domgjonin

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2022 Në ora: 23:01
Abraham

Roma është kualifikuar në frymën e fundit, duke e eliminuar ekipin nga Holanda, Vitesse. 

Roma si vendas luajti baras (1:1) me Vitessen, por falë fitore në takimin e parë me rezultat 1:0, kualifikohet në çerekfinale të Conference League. 

Futbollisti Wittek në minutën e 62-të shënoi për Vitessen dhe Abraham në atë të 90+1 për Romën.

Marash Kumbulla u paraqit standard për Romën dhe Toni Domgjoni, për Vitessen, i cili zëvendësohet në minutën e 90+.

Vitesse eliminohet nga Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat