De Zerbi: Dua të kthehem në Ukrainë

Futboll

De Zerbi: Dua të kthehem në Ukrainë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 11:53
De Zerbi: Dua të kthehem në Ukrainë

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Roberto De Zerbi nuk dëshiron të largohet nga klubi, pavarësisht se që pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, aty nuk mund të luhet më futboll.

“Do të pres sa të kem mundësi, nuk e dua titullin në tavolinë. Na detyruan të iknim si hajdutë, por ne punuam. Hajdutët, kriminelët janë rusët që na pushtuan”,-u shpreh tekniku.

Makthi në Ukrainë nuk ka përfunduar ende dhe Roberto De Zerbi bashkë me stafin e tij janë kthyer në Itali prej javësh.

Duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Shakhtar Donetsk zbuloi se i kishin ardhur oferta nga disa klube, megjithatë ai nuk do të mendojë për momentin për ndryshimin e skuadrës dhe shpreson që një ditë të mund të marrë titullin dhe që kampionati të rinisë.

“Më kanë kërkuar skuadra jashtë vendit, as nuk kam dashur të flas për këtë. Po, kemi marrë një letër me të cilën klubi na çliron, por tani nuk e kam zemrën. Nuk mund të mendoj një ekipi tjetër. Kam bërë shtatë muaj në një aty, nuk anulohen për dhjetë ditë, përkundrazi, nëse kampionati ukrainas do të rifillonte do të doja të qëndroja edhe një vit tjetër te Shakhtar.”-shtoi ndër të tjera tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat