Silva flet troç rreth së ardhmes

Futboll

Silva flet troç rreth së ardhmes

Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:36
Silva flet troç rreth së ardhmes

Bernardo Silva është pjesë e Manchester City prej vitit 2017, kur u transferua nga Monaco në Premier League për shumën e 50 milionë eurove.

27-vjeçari ka fituar 10 trofe me “Cityzens”, nga të cilët tre tituj kampionë në Angli.

Lojtari ofensiv shpreson të fitojë Champions League këtë sezon, trofe që ai dhe City nuk e kanë fituar kurrë më parë.

Kontrata i përfundon në verën e vitit 2025, por ai nuk ka ndërmend të qëndrojë kaq gjatë në ishull.

Shumë është folur për një largim të tij nga skuadra e Pep Guardiolës. La Liga spanjolle e tundon, por Bernardo Silva mund të rikthehet në shtëpi te Benfica, klub ku hodhi hapat e parë si futbollist profesionist.

“Më mungon shumë Portugalia. Nëse do të më krijohet mundësia të rikthehem pas një ose dy vitesh, do kthehesha pa e menduar dy herë. Jo vetëm prek faktit që do të doja të luaja përsëri me Benfican, por edhe prej faktit që më mungon shumë familja dhe Portugalia”, deklaroi lojtari luzitan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat