Kuqezinjtë e shohin si pasardhësin e Ibrahimoviçit

Futboll

Kuqezinjtë e shohin si pasardhësin e Ibrahimoviçit

Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:50
Kuqezinjtë e shohin si pasardhësin e Ibrahimoviçit

Gianluca Scamacca është një nga sulmuesit më të talentuar italianë. 23-vjeçari po bën shumë mirë me Sassuolon, dhe deri në këtë fazë të kampionatit ka shënuar 12 gola në Serie A.

Interi e kërkon prej kohësh, zikaltrit janë një destinacion i preferuar për lojtarin nga Roma, por në garë për shërbimet e tij është futur edhe Milani.

Kuqezinjtë e shohin si pasardhësin e Ibrahimoviçit. GDS raporton se drejtuesit e kuqezinjve kanë programuar një takim me homologët e Sassuolos.

Një gjë e tillë do të ndodhë pas ndeshjeve të kombëtareve në fundin e muajit mars. Takimi ballë për ballë mes dyshes Maldini-Massara dhe drejtuesve të Sassuolos do të qartësojë shumë gjëra rreth së ardhmes së Scamaccas.

Sulmuesi vlerësohet rreth 40 milionë euro, por te Milani nuk duan të marrin pjesë në ankandin me Interin. Kampionët e Italisë janë të avantazhuar prej faktit që ata janë zgjedhja e parë e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat