Dhimbje koke për Jurgen Kloppin

Futboll

Dhimbje koke për Jurgen Kloppin

Më: 18 mars 2022 Në ora: 13:34
Dhimbje koke për Jurgen Kloppin

Liverpool po garon fort për fitimin e titullit dhe Champions League. “The Reds” renditen në vend të dytë në Premier League me një pikë më pak se City kryesyes, teksa në çerekfinalet e Champions League do të përballen me portugezët e Benfikës.

Trajneri Jurgen Klopp ka humbur shërbimet e Trent Alexander-Arnold. Anësori i djathtë, një nga pikat më të forta të Liverpoolit, ka pësuar një tërheqje muskulore dhe kontrollet e detajuara mjekësore do të përcaktojnë kohën e riaftësimit.

“Trent u dëmtua në sfidën me Arsenalin dhe ka humbur takimet me Anglinë. Një lajm i keq për ne, të shohim sa kohë do i duhet për t’u rikuperuar”, deklaroi trajneri gjerman i Liverpool.

Alexander-Arnold – 2 gola dhe 17 asiste në këtë sezon me ekipin anglez – pritet të mungojë disa javë, duke rrezikuar në këtë mënyrë dy sfidat çerekfinale të Champions League ndaj Benfikës, që do të zhvillohen më 5 dhe 12 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat