Simeone: Dua të përqendrohem te Rayo Vallecano

Futboll

Simeone: Dua të përqendrohem te Rayo Vallecano

Më: 18 mars 2022 Në ora: 19:01
Simeone: Dua të përqendrohem te Rayo Vallecano

Pasi ka fituar 1/8-at e Champions League kundër Manchester United, Atletico Madrid i Diego Simeone-s do të duhet të përballet me skuadrën tjetër të Manchester-it.

Në çerekfinale do të jetë City i Pep Guardiola-s, që ka shëtitur në përballjen e dyfishtë me Sportingun e Lisbonës. Në lidhje me këtë përballje ka folur vetë trajneri i madrilenëve, duke i thurur lavde kolegut spanjoll:

“Para së gjithash shpreh të gjithë admirimin tim për Guardiol-an dhe për punën e tij te Manchester City në vitet e fundit. E tregojnë nivelin e tyre në çdo ndeshje”, ka thënë trajneri argjentinas.

“Ka një konkurrencë të fortë në kampionatin e tyre, një luftë e madhe mes gjithë skuadrave dhe do të kemi akoma kohë për të vlerësuar ndeshjen e ardhshme.

“Në këtë moment, dua të përqendrohem te Rayo Vallecano. E kuptoj urgjencën për të folur për këtë ndeshje, por sfida me Rayo-n është e rëndësishme për ne dhe tërheq gjithë vëmendjen tonë në këtë moment.

“Jemi gjithmonë gati të luftojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonjëherë arrijmë gjendjen e duhur emotive dhe fizike dhe skuadra tregon versionin e saj më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat