Ndërpritet ndeshja e Bundesliga I, shkak goditja me gotë birre

Futboll

Ndërpritet ndeshja e Bundesliga I, shkak goditja me gotë birre

Më: 18 mars 2022 Në ora: 22:42
Ndërpritet ndeshja e Bundesliga I, shkak goditja me gotë birre

Ndeshja mes Bochum dhe Borussia Monchengladbach u ndërpre pas një episodi të shëmtuar të ndodhur gjatë kësaj përballjeje të javës së 27-të të Bundesligës.

Në pjesën e dytë, tifozët vendas goditën me një gotë birre gjyqtarin anësor, i cili menjëherë kërkoi që futbollistët t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes. 

Një ngjarje e shëmtuar që solli ndërprerjen e ndeshjes, rezultati i së cilës do të vendoset nga federata gjermane, e cila me gjasa do të përcaktojë fitoren e Borussia Monchengladbach, ndërsa Bochum rrezikon penalitet si heqje pikësh apo të luajë disa ndeshje me dyer të mbyllura.

Bochum e konsideroi një idiot tifozin i cili hodhi gotën me birrë, duke dënuar akte të tilla, të cilat dëmtojnë imazhin e klubit. Për të rigjetur një precedent të tillë, duhet të kthehemi disa vite më herët, në një përballje mes St Pauli dhe Schalke 04, kur edhe pse kishte mbetur një minutë lojë, tifozët goditën anësorin. Asokohe Schalke fitoi ndeshjen në tavolinë.

Sa i takon ndeshjes, Borussia Monchengladbach po fitonte 0-2 falë golave të Plea dhe Embolo, të cilët shënuan në pjesën e dytë, por që tani kalojnë në plan të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat