Kush është Ardian Bajrami?

Futboll

Kush është Ardian Bajrami?

Më: 19 mars 2022 Në ora: 13:59
Kush është Ardian Bajrami?

Mbrojtësi Ardian Bajrami ishte një nga 3 risitë e listës së trajnerit Edi Reja, për 2 sfidat e muajit mars. Bëhet fjalë për një element cilësor, i cili jep siguri për të ardhmen. Futbollisti i talentuar ka lindur në Zvicër në vitin 2002 dhe aktualisht është pjesë e ekipit të Benfikës U-23.

Bajrami ka qenë pjese e moshave U-16, U-17, U-18 të Zvicrës dhe dy vite më përpara është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë.

19-vjeçari edhe pse ka lindur në shtetin zviceran, është pajisur me pasaportë shqiptare dhe së fundmi arriti të bindte trajneri Reja, për ta bërë pjesë të Kombëtares A.

Ndërsa, sa i përket klubit, ai është rritur të moshat e Jang Bojs dhe gjatë një turneu me U-17 ai ka arritur në finale kundër Benfikës U-17.

Portugezët e fituan ndeshjen, por paraqitja në fushë e Adrian Bajramit impresionoi drejtuesit e Benfikës dhe në 2018 ata paraqesin një ofertë te Jang Bojs dhe ishte një mundësi që nuk duhej humbur, pasi akademia e Benfikës njihet si nga më të mirat në Europë për nxjerrjen e talenteve. Bajrami shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më premtuese, pasi si një 19- vjeçar ka kaluar tek ekipi U23.

Ai luan në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe zgjedhja e tij ishte Kombëtarja Shqiptare. 19-vjeçari njihet për shtatlartësinë e tij, pasi është 1.88m i gjatë, dhe aktualisht aktivizohet tek ekipi i 23-vjeçarëve të Benfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat