Celina realizon në barazimin e Ipswich-it

Futboll

Celina realizon në barazimin e Ipswich-it

Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:09
Celina realizon në barazimin e Ipswich-it

Bersant Celina ia ka siguruar së paku një pikë skuadrës së tij, Ipswich Town, ndaj Oxford United, në ndeshjen e javës së 39-të në League One.

Ipswich luajti baras në udhëtim te Oxfordi me rezultatin 1:1.

Për mysafirët shënoi Bersant Celina në minutën e 70-të. Reprezentuesi i Kosovës luajti për 87 minuta sot.

Vendasit nuk u dorëzuan në këtë përballje dhe barazuan rezultatin në fundin e ndeshjes, me Luke McNally që shënoi në minutën 90+5.

Ipswich Town pas këtij barazimi ka 61 pikë dhe renditet i nënti në tabelë, teksa Oxford United është i pesti me tetë pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat