Anglia humbet një element para ndeshjeve të radhës

Futboll

Anglia humbet një element para ndeshjeve të radhës

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:07
Anglia humbet një element para ndeshjeve të radhës

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në fundin e muajit mars teksa fillimisht do të përballet me Zvicrën më datë 26 dhe tre ditë më vonë zbret sërish në Wembley ndaj Bregut të Fildishtë.

Pjesë e skuadrës së “Tre Luanëve” pritej të ishte edhe portieri i Arsenal, Aaron Ramsdale, i cili në këtë sezon ka rezultuar si një nga pikat më të forta të topçinjve duke ulur në stol Leno.

Trajneri Gareth Southgate kishte menduar t’i jepte minuta në kombëtare Ramsdale në vend të të zakonshmit Pickford, mirëpo planet kanë ndryshuar duke qenë se 23-vjeçari pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Liverpool dhe tashmë nuk mund të jetë në grumbullim.

Ramsdale e pati të pamundur të aktivizohej edhe në ndeshjen e fundit të Arsenal ndaj Aston Villa-s ndërsa gardiani pritet të jetë i gatshëm pas dy javëve kur të mbyllet edhe pauza e kombëtareve për të vazhduar sezonin në kërkim të objektivave me Arsenalin e për të pretenduar sërish një rol protagonisti me Anglinë, këtë herë në Botërorin e Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat