Problemet në sulm, Interi tenton transferimin e lojtarit të Gasperinit

Futboll

Problemet në sulm, Interi tenton transferimin e lojtarit të Gasperinit

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko nuk po e nxjerrin dot Interin nga balta kohët e fundit.

Kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për t’u përforcuar në sulm në verë.

Corriere dello Sport raporton se në skenë ka dalë një objektiv i vjetër, Duvan Zapata. Atalanta në verë do jetë e detyruar ta shesë, për të mos e humbur me parametra zero.

Interi nga ana tjetër po has vështirësi për të transferuar Gianluca Scamacca nga Sassuolo. Klubi italian ka kërkesa të larta financiare dhe Zapata është më i përballueshëm dhe me cilësitë e tij ka treguar se është një sulmues që garanton gola në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat