Origi vendos

Futboll

Origi vendos

Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:23
Origi vendos

Divock Origi thuhet se e ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Ardhja e Luis Diazit në janar ia ka shtuar konkurrencën sulmuesit belg, i cili nuk po arrin assesi të ketë minuta.

Kësisoj, “Football Insider” ka raportuar se ai ia ka bërë të qartë Liverpoolit se dëshiron të largohet në verë.

Ai thuhet se është “mërzitur” nga mungesa e minutave dhe nuk beson se situata do të ndryshojë nëse ai mbetet edhe më tej në “Anfield”..

Së fundmi u raportua se Milani ishte në bisedime me lojtarin për një transferim të mundshëm në “San Siro”.

Divock Origi mund të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat