Roma e pamëshirshme për rivalin e kryeqytetit 

Futboll

Roma e pamëshirshme për rivalin e kryeqytetit 

Nga: K.G. Më: 20 mars 2022 Në ora: 19:51
Tammy Abraham

Roma i tregoi Lazios se kush është shefi i kryeqytetit, duke e mundur me rezultat 3:0, në takimin e javës së 30-të në Serie A. 

Portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, patën një mbrëmje të keqe me Lazion, duke pësuar debakël.

Tammy Abraham e kishte mbrëmjen e tij duke realizuar golat në minutën e 1-rë dhe të 22-të, si dhe Lorenzo Pellegrini në atë të 40-tën. 

Hysaj u zëvendësua në minutën e 52-të. 

Roma renditet në vend të parë me 51 pikë, ka 2 më shumë se Lazio një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat