Buskets: Mund të shënonim më shumë, po mos ishte Kurtua

Futboll

Buskets: Mund të shënonim më shumë, po mos ishte Kurtua

Më: 21 mars 2022 Në ora: 00:29
Buskets: Mund të shënonim më shumë, po mos ishte Kurtua

Serhio Buskets është shprehur i lumtur me fitoren e marrë në Madrid, por beson se skuadra mund të shënonte më shumë.

Buskets nuk ka kursyer lëvdatat për portierin e Real Madrid, Tibo Kurtua i cili bëri disa pritje spektakolare.

“Mund të shënonim më shumë gola, por Kurtua bëri shumë pritje. Nëse kemi shanset më të vogla, do të provojmë për titull, por është e vështirë. Duhet të jemi të gatshëm të shfrytëzojmë çdo lëshim të mundshëm. Së pari duhet të marrim pozitën e dytë”, tha mes tjerash Buskets.

Mefsuhsori spanjoll luajti për 90 minuta në këtë ndeshje dhe u ndëshkua me një karton të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat