​Barella flet për luftën për titullin kampion

Futboll

​Barella flet për luftën për titullin kampion

Më: 21 mars 2022 Në ora: 13:28
​Barella flet për luftën për titullin kampion

Mesfushori i Interit, Nicolò Barella pranon se ky sezon është më i vështirë se ai i kaluari, por siguron që “Nerazzurrët” do të përpiqen të fitojnë Scudetton deri në fund.

Italiani u emërua në Top 11-shën e Serie A nga AIC, shoqata italiane e futbollistëve.

“Është kënaqësi të marr këtë çmim për herë të tretë. Falënderoj shokët e mi të skuadrës sepse do të ishte e pamundur të arrihen këto objektiva pa ta”, tha italiani.

“Kam fituar Kampionatin Evropian verën e kaluar dhe është diçka që më bën edhe më të lumtur”.

“Objektivat e radhës janë të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe të luajmë deri në fund për të fituar Scudetton. Ky sezon është më i vështirë. Ka më shumë ekipe, por ne jemi Interi dhe duhet të përpiqemi deri në fund”.

Interi ka bërë shumë gabime në javët e fundit në kampionat duke lëshuar shumë pikë rrugës duke mbetur gjashtë pikë prapa Milanit edhe pse ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat