Punë e kryer, Kessie te Barcelona

Futboll

Punë e kryer, Kessie te Barcelona

Më: 22 mars 2022 Në ora: 00:37
Franck Kessie

Franck Kessie do të jetë lojtar i ri i Barcelonës, mungon vetëm zyrtarizimi.

Sky Sports raporton se Kessie ka përfunduar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me Barcelonën.

Prej disa ditësh është raportuar se lojtari kishte arritur një marrëveshje me blaugranët, teksa së fundmi ka pasur një përshpejtim të negociatave.

Kessie iu nënshtrua testeve mjekësore në Lugano të Zvicrës dhe ka nënshkruar kontratë me blaugranët.

Ivoriani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ku do të përfitojë shtatë milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuset.

Kessie do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në Milan pas pesë vjetësh.

Ishte vera e vitit 2017 kur kuqezinjtë e blenë nga Atalanta me formulën e huazimit dyvjeçar me detyrim shlyerjeje.

Kessie te Milani zhvilloi 214 paraqitje, duke kontribuar me 36 gola dhe 16 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat