Gazetari francez zbulon situatën tronditëse te PSG-së

Futboll

Gazetari francez zbulon situatën tronditëse te PSG-së

Më: 22 mars 2022 Në ora: 14:55
Gazetari francez zbulon situatën tronditëse te PSG-së

Informacion tronditës vjen për Neymar. Gazetari francez Daniel Riolo thotë se futbollisti i PSG-së ka probleme me alkoolin. Braziliani po “dështon me sukses” në këto kohë. Këtë sezon ai ka bërë vetëm 21 ndeshje për shkak të problemeve të përsëritura shëndetësore.

Bilanci i tij është i dobët për një lojtar të kësaj klase të lartë: vetëm pesë gola dhe pesë asistime.

Mediat kanë raportuar prej kohësh se Neymar ka një mënyrë jetese të shfrenuar. Megjithatë, informacionet e dhëna nga Daniel Riolo nga RMC Sport, na bëjnë ta shohim situatën e brazilianit ndryshe nga më parë.

“Neymar pothuajse nuk stërvitet më. Ai vjen në klub në një gjendje të mjerueshme, në prag të dehurit. Duhet të nënshkruhet një çek dhe ta lini të shkojë”, tha gazetari francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat