Juventusi e do për yllin e Romës

Futboll

Juventusi e do për yllin e Romës

Më: 22 mars 2022 Në ora: 15:07
Nikolo Zaniolo

Juventusi ka qenë i bindur për t’u divorcuar nga Paulo Dibala dhe në Torino flasin se ky divorc fsheh prapa edhe një plan gjigant bardhezi.

Duke qenë se nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet edhe Kieza me regjim të plotë, ndërsa Morata pritet që të blihet përfundimisht nga Atletiko, ideja e “Zonjës së Vjetër” është ajo që të përforcojë mesfushën, ndonëse duket se blerja e re është mbrojtësi gjerman, Entoni Rydiger, nga Çelsi me parametër zero.

Por për të pasuar Dibalën, objektivi i parë dhe ndoshta ai më i lehti në letër është afrimi i yllit të Romës, Nikolo Zaniolo, i cili mund të luajë si mesfushor i djathtë apo edhe si sulmues krahu në tredhëmbësh.

Ndërkohë, ëndrra është Pol Pogba, me francezin gati për t’u rikthyer në Torino nëse i plotësohet kërkesa prej 12 milionë eurosh neto në sezon si pagë, një shumë kjo, e cila pas largimit të Dibalës nuk duket e pamundur për t’u aprovuar nga presidenti Andrea Anjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat