Prosineçki në krye të skuadrës së njohur sllovene

Futboll

Prosineçki në krye të skuadrës së njohur sllovene

Nga: K.G. Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:43
Prosineçki në krye të skuadrës së njohur sllovene

Ish futbollisti i mirënjohur kroat, Robert Prosineçki, ka marrë drejtimin e skuadrës së ligës së parë sllovene, Olimpia nga Lubjana.

“Pas një sërë paraqitjesh dhe rezultatesh jo bindëse që nuk ishin në nivelin e pritur, vendosëm të zëvendësojnë lidershipin aktual profesional, me krenari dhe kënaqësi ju prezantojmë trajnerin e ri të klubit tonë, ai është Robert Prosineçki.

Nuk ndodh çdo ditë që një emër kaq i madh futbolli të vijë në Slloveni. E patëm një mundësi dhe e shfrytëzuam”, njofton FC Olimpia.

Duhet theksuar se Prosineçki ka luajtur në Olimpia në vitin 2003 dhe që atëherë gëzon statusin e legjendës së klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat