Paqueta i del në krah Neymarit

Futboll

Paqueta i del në krah Neymarit

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:32
Paqueta i del në krah Neymarit

Dje dolën disa deklarata nga një gazetar i njohur se Neymar shkon me vonesë në stërvitje dhe i dehur.

Kjo ishte një deklaratë shokuese dhe me shumë bindje, por shoku i tij i kombëtares, Lucas Paqueta i ka dal në mbrojtje.

“Neymar është një djalë i mirë dhe një profesionist i madh, i talentuar me një talent të jashtëzakonshëm. Ai është padyshim lojtari më i mirë i kombëtares braziliane.

Është privilegj ta kemi mes nesh. Kur unë kam Neymarin në krah, ndihem më i fortë dhe është e njëjta gjë për shokët e mi.

Është normale që të ketë kritika pas eliminimit të PSG-së nga Champions League, por ai po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që kishte pësuar dhe po përmirësohet”, është shprehur ish-lojtari i Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat