Zemërimi i Gutit

Futboll

Zemërimi i Gutit

Më: 23 mars 2022 Në ora: 15:03
Zemërimi i Gutit

Ka shkaktuar shumë zhurmë humbja 4-0 e pësuar nga Real Madrid në El Clasico. Një disfatë që ka zemëruar shumë Guti-n, ish-lojtar i madrilenëve dhe trajner tani.

Ish-futbollisti ka folur hapur në një intervistë të dhënë për El Chirnguito në lidhje me situatën e skuadrës së Ancelotti-t, i cili mund të mbështetet vetëm te 12-13 lojtarë.

“Real nuk mund të luajë me 12-13 lojtarë. Një skuadër e madhe që kërkon të konkurrojë në Champions League, La Liga dhe Kupën e Mbretit nuk mund të mbështetet vetëm te 14 lojtarë. Kush nuk do të luajë për Real Madrid, ta thotë. Është kaq e thjeshtë”, ka thënë Guti.

“Ancelotti dhe Real-i duhet t’u thonë atyre lojtarëve ‘shkoni në konferencë për shtyp dhe thoni se nuk doni të luani me Real-in’. Ajo që po ndodh tani me skuadrën është e papranueshme për klubin.

“Pse duhet të ketë dyshime mbi faktin që Real-i duhet ta marrë Haaland-in? Unë them se duhet të marrë Haaland-in, Mbappe-në dhe katër ose pesë lojtarë të tjerë që duan të luajnë për Real Madrid-in”.

AKUZA – “Po si mund të ndodhë një gjë e tillë? Ta zëmë se unë jam Ancelotti dhe shikoj stolin për një zëvendësim dhe shikoj Hazard, Jovic, Bale, Isco. Pse nuk mund të aktivizoj asnjërin prej tyre? Çfarë po ndodh? Nuk e kuptoj”, ka shtuar Guti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat