Një transferim që do të kushtojë rreth 300 mijë euro

Futboll

Një transferim që do të kushtojë rreth 300 mijë euro

Më: 23 mars 2022 Në ora: 16:00
Mike Wisdom

Goditje për të ardhmen për Bayern Munich. Sipas Sky Sports DE, klubi bavarez ka siguruar Mike Wisdom, sulmues i skuadrës së moshave të Borussia Monchengladbach.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, po të mos ishte për faktin se futbollisti është vetëm 13 vjeç.

Po, i riu Wisdom është vetëm 13 vjeç, por konsiderohet që tani një nga lojtarët më premtues të futbollit gjerman. Nga sa mësohet, vëzhguesit e Bayern-it e kanë ndjekur për rreth një vit e gjysmë dhe duket se kanë vendosur të bëjnë një sforcim ekonomik për të siguruar shërbimet e tij.

Flitet për një transferim që do të kushtojë rreth 300 mijë euro.

Futbollisti është aktualisht te moshat e Gladbach dhe pas transferimit në Bavari do t’i bashkohet skuadrës Under 15. Djaloshi do të mbushë 14 vjeç shtatorin e ardhshëm, por shumë shpejt do të dëgjohet të flitet për të edhe mes “të mëdhenjve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat