Kulusevski: Te Tottenham është gjithçka ndryshe

Futboll

Kulusevski: Te Tottenham është gjithçka ndryshe

Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:54
Kulusevski: Te Tottenham është gjithçka ndryshe

Dejan Kulusevski është një nga përforcimet e kërkuara nga Antonio Conte për Tottenham-in e tij.

Suedezi është marrë nga Juventus bashkë me Rodrigo Bentancur.

Ish-ylli i bardhezinjve ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 4 asiste me Spurs-at. Vetë Kulusevski ka folur në konferencë për shtyp nga grumbullimi me kombëtaren suedeze në lidhje me eksperiencën e tij në Torino.

“Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt për një lojtar. Tek Juventus kishte shumë gjëra që nuk funksiononin dhe ishte shumë zhgënjyese”, ka thënë suedezi.

“Te Tottenham është një situatë ndryshe, kam një marrëdhënie më të mirë me trajnerin, kam marrë një stërvitje më të mirë dhe e kam përmirësuar fizikun tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat