Jorginho është një nga pikat e forta të Italisë

Futboll

Jorginho është një nga pikat e forta të Italisë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:42
Jorginho është një nga pikat e forta të Italisë

Jorginho është një nga pikat e forta të Italisë dhe Chelsea-t. Mesfushori italo-brazilian do të luajë në playoff për të siguruar një vend në Kupën e Botës me Axurrët dhe këtë të enjte do të zbresë në fushë në Palermo për sfidën e parë kundër Maqedonisë.

Joao Santos, menaxheri i lojtarit, ka folur me rastin e eventit ‘Palermo Football Conference’, duke mbajtur hapur derën për një kthim të klientit të tij në Itali.

“A mund të kthehet në Itali? Për të është një ëndërr që të luajë në Serinë A. Zemra e tij është këtu. Sot mund të luajë në 4/5 skuadra: Milan, Inter, Juve, Roma ose Napoli”, ka thënë Santos.

“Juventus? E njoh Cherubini-n, por janë të shumtë klubet që interesohen për të. Në të kaluarën kam folur me PSG-në, Barcelona-n dhe me Massara-n e Milan-it. Nuk e di nëse e duan tani. Edhe me Massara-n flas.

“Por nuk e di nëse janë akoma të interesuar. Realiteti është se në këtë moment nuk mund të bëhet asgjë. Chelsea nuk mund të shesë, të blejë ose rinovojë kontrata. Jorginho ka akoma një kontratë deri në qershorin e 2023-shit: pas Botërorit do të punojmë për rinovimin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat