Futbollisti shqiptar bën heroin në Itali

Futboll

Futbollisti shqiptar bën heroin në Itali

Më: 23 mars 2022 Në ora: 22:25
Futbollisti shqiptar bën heroin në Itali

Mesfushori shqiptar, Federiko Zenuni, ka gjetur rrugën e rrjetës në Serinë C italiane. 25-vjeçari, e ka bërë “sefte” me skuadrën e Potencës, në duelin ndaj Paganeses që përfundoi me rezultatin 1-1.

Në minutën e 64-t, Zenuni realizoi me kokë, duke i siguruar një pikë të rëndësishme skuadrës së tij, që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë.

Për sa i përket karrierës së Zenunit, ai u rrit te Torino teksa në vitin 2017 kaloi tek ekipi i parë, por pa ia dalë të lërë gjurmë. Mesfushori ofensiv ka veshur fanellat e Shqipërisë U17 dhe U19 ku ka realizuar edhe 2 në të kaluarën, teksa është grumbulluar por nuk ka debutuar me Kombëtaren Shpresa.

Në 28 ndeshje me Potencën, ky ishte goli I parë për 25-vjeçarin, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Virtus Francavilës, po në Serinë C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat