Jorginho ëndërron Serie A!

Futboll

Jorginho ëndërron Serie A!

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:48
Jorginho ëndërron Serie A!

Emri i Jorginhos lidhet gjithmonë me Serie A. Mesfushori italo-brazilian është nën kontratë me Chelsea deri në 2023, por dëshira e tij e madhe është të rikthehet në Itali, ku ka luajtur më parë me Napolin dhe Hellas Veronën.

Agjenti i 30-vjeçarit, Joao Santos ka konfirmuar zërat e lidhin mesfushorin me një kalim në futbollin italian, aty ku nuk e do vetëm Juventusi. Ndërkohë, Santos zbulon edhe disa klube të tjera me të cilat ka biseduar.

“Jorginho ëndërron të luajë në Serie A, zemra e tij është këtu. Për momentin mund të luajë me 4-5 skuadra: Milan, Inter, Juventus, Roma ose Napoli. Nuk e kërkon vetëm Juventusi, disa klube të tjera janë të interesuara për shërbimet e tij.

Më parë kam biseduar me PSG-në, Barcelonën dhe Milanin. Komunikoj shpesh me Massarën e kuqezinjve, por nuk e di nëse janë ende të interesuar për Jorginhon. Gjithsesi, merkato e Chelsea është e bllokuar, nuk mund të bëjmë asgjë në këto momente.

Jorginho ka një marrëveshje deri në 2023 me Chelsea, pas Botërorit të Katarit do të përpiqemi të punojmë për rinovimin e tij”, deklaroi menaxheri i kampionit të Europës, me Italinë dhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat