Maqedonia e Veriut ndeshet me Italinë

Futboll

Maqedonia e Veriut ndeshet me Italinë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 12:17
Bllagoja Milevski

Bllagoja Milevski do ta udhëheqë Maqedoninë e Veriut në ndeshjen më të rëndësishme në histori.

Trajneri është i qetë dhe mundohet të drejtojë përqendrimin e kundërshtarit dhe detajet për ndeshjen e sotme.

Në takimin me gazetarët, Milevski zbuloi disa nga planet për duelin me Italinë.

“Çdo kombëtare ka cilësitë e veta dhe nuk do të veçoja asnjë përzgjedhje si model sesi Maqedonia duhet të luajë sonte. Çdo përzgjedhje ka individë të ndryshëm, karakteristika të ndryshme dhe nuk do veçoj asnjë kombëtare që ngjan me tonën. Ndeshja në Torino para disa viteve nuk ka asnjë pikë kontakti për mua. Ai ishte kualifikues, dhe kjo është një ndeshje barazhi dhe nuk do të mendoja në atë drejtim.

Atmosfera është e mrekullueshme dhe mund të uroj vetëm djem të tillë. Nuk kam dilema për skuadrën, e di formacionin dhe besoj që të gjithë do të jenë të shëndetshëm dhe të gatshëm. Besoj se jemi gati për çdo skenar. Unë e respektoj Mancinin dhe punën e tij, ai është më meritor që Italia të jetë kampione europiane, por secili ka planin e tij, ndaj Mancini ashtu si unë. Shpresoj që të jemi gati të luajmë fizikisht për më shumë se nëntëdhjetë minuta. Mesazhi im i fundit do të jetë që të gjithë lojtarët ta shijojnë ndeshjen.

Nuk është rastësi që Maqedonia është këtu, ka treguar cilësi në kualifikime dhe duhet të kënaqemi dhe të japim maksimumin. Jam realist dhe e nis gjithmonë nga radhët e mia. Maqedonia synon që në të ardhmen të jetë gjithmonë konkurrente në kualifikimet për Evropian dhe Botëror.

Është herët të thuhet se jemi pjesë e kremit europian. Ne jemi larg nga kjo, por kemi talent dhe potencial për të qenë më afër majës evropiane”, përfundoi Milevski.

Trajneri sqaroi se Nestorovski nuk është thirrur për shkak të mungesës së ndeshjeve pas lëndimit dhe e pret në të ardhmen në fanellën e kombëtares.

Azzurri-t janë perfekt kur luajnë në shtëpi në Palermo dhe kanë pesë fitore në pesë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat