Broja: Spanja ka ekip të fortë

Futboll

Broja: Spanja ka ekip të fortë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 13:48
Broja: Spanja ka ekip të fortë

Talenti i kombëtares shqiptare dhe i Southampton, Armando Broja, ka folur sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Spanjës në datën 26 mars.

Ai u shpreh i bindur dhe i vendosur se kombëtarja ka kapacitet dhe se nuk kanë frikë të ndeshen me këdo ekip që do të luanin.

“Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë, po stërvitemi mirë. Ishalla me fitore kundër Spanjës”.

“Kam luajtur kundër dy mbrojtësve, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë nesër, Spanja ka ekip të fortë, por edhe ne kemi ekip të mirë. Po stërvitemi mirë, ishalla fitojmë”, tha Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat