Gjilani firmos me Xhemajlin 

Futboll

Gjilani firmos me Xhemajlin 

Nga: K.G. Më: 24 mars 2022 Në ora: 21:48
Gjilani firmos me Xhemajlin 

Skuadra e Gjilanit mendon për shtigje afatgjate. Skuadra që udhëhiqet nga trajneri Ismet Munishi ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin Erlis Xhemajli.  

“Sport Club Gjilani njofton se ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin Erlis Xhemajli.
Xhemajli, i cili prej kohësh i është bashkuar ekipit të parë në seancat stërvitore tashmë ka ‘firmosur’ për tri vite me klubin.

Ai ka debutuar me ekipin e parë në fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turqisë në ndeshjen ndaj Shakhtar Karagandit.

Njëherit është edhe reprezentues i rregullt i moshave 19 vjeçare në Përfaqësuesen e Kosovës.

Klubi i uron shumë sukses Erlisit në vazhdim, drejt ngritjes profesionale dhe avancimit të tij si futbollist”, njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat