Robin Quaison fatal për Çekinë, Suedia në finale të play-off-it

Futboll

Robin Quaison fatal për Çekinë, Suedia në finale të play-off-it

Nga: K.G. Më: 24 mars 2022 Në ora: 23:19
Robin Quaison fatal për Çekinë, Suedia në finale të play-off-it

Futbollisti Robin Quaison është protagonist i kualifikimit të Suedisë në finale të play-off-it për në Kampionatin Botëror.

Suedia pas 120 minutave e mposhti me rezultat 1:0 Republikën e Çekisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Në minutën e 110-të, Quaison shënon golin e fitores së madhe për suedezët, gol që ishte fatal për çekët.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0) por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta kombëtarja skandinave kualifikohet, e cila në finale të play-off*it do të ndeshet me Poloninë, për të kërkuar një vend në Kampionatin Botëror – Katar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat