Bale në lidhje me kritikat: Ata duhet të kenë turp për veten e tyre

Futboll

Bale në lidhje me kritikat: Ata duhet të kenë turp për veten e tyre

Më: 25 mars 2022 Në ora: 11:44
Bale në lidhje me kritikat: Ata duhet të kenë turp për veten e tyre

Gareth Bale reagoi në lidhje me kritikat që ai po merr në Spanjë, ata duhet të kenë turp për veten e tyre, tha ai.

Bale nuk po kalon në një kohë të mirë në Spanjë, ai është lojtar i Real Madridit por mund të themi se gjatë këtij sezoni ka qenë vetëm spektator.

Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ai jo që nuk ka pasur minuta, por edhe rrallë herë është ftuar në bankën rezervë të ‘Mbretërve’.

Kjo ka bërë që shumë media spanjolle të reagojnë. Gazeta prestigjioze ‘Marca’ e quajtën Bale ‘parazit’, pasi sipas tyre ai nuk po bënë asgjë që të luftojë për një vend në formacionin e Realit.

Ndoshta te Real Madridi nuk po arrin të tregojë potencialin e tij, por te kombëtarja e Uellsit gjithmonë ka qenë i gatshëm të ndihmojë shokët e skuadrës.

Gareth Bale me dy golat e tij mjaft të bukur, njëri nga gjuajtja e lirë, tjetri me anë të një aksioni, e ndihmoi Uellsinë të mposht Austrinë 2:1, në play-offin e Kupës së Botës.

Pas golave të shënuar festoi në një mënyrë interesante, pas ndeshjes u pyet se a ishte mesazh për kritikuesit ai tha:

“Nuk kam nevojë të dërgojë një mesazh, është humbje kohe për mua”.

“Është e neveritshme dhe të gjithë duhet të kenë turp nga vetja”, tha Bale, transmeton lajmi.net.

Kjo ishte një kundërpërgjigje për gazetën ‘Marca’ që e kishin quajtur Bale ‘Paraziti Uellsian’.

Uellsi në ndeshjen për biletën e fundit, për Kupën e Botës, do të përballet me fituesin e ndeshjes Skoci – Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat