Mediat europiane për dështimin e Italisë

Futboll

Mediat europiane për dështimin e Italisë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 11:50
Mediat europiane për dështimin e Italisë

Humbja shokuese e Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk tronditi vetëm mediat vendase, por dhe të atyre europiane.

“Ju nuk po këndoni më!

Italia turpërohet me një eliminim nga Botërori nga Maqedonia e Veriut, vetëm 257 ditë pasi i thyen zemrën Anglisë në Europian”, është titulli kryesor i medias britanike “The Sun”, duke përmendur fitimin e Italisë në finalen e “Euro 2020” përballë Anglisë.

Ndërkohë në Francë, prestigjiozja “L’Equipe” shkruan: “Itali humbet në shkretëtirë. Kampionët e Europës nuk do të shkojnë në Kupën e Botës në Katar”.

Prestigjiozja spanjolle “Marca” shkruan gjithashtu: “Maqedonia e Veriut është një surprizë, një gol në minutën e 92’ nga ish-i i Majorkës, Trajkovski, thyen të gjitha parashikimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat