Manchester United ka gati super kontratën

Futboll

Manchester United ka gati super kontratën

Më: 25 mars 2022 Në ora: 14:41
Manchester United ka gati super kontratën

Sipas Sky Sports, Bruno Fernandes është shumë afër rinovimit të marrëveshjes së tij me Manchester United.

Portugezi është transferuar në Old Trafford në janarin e 2020-ës duke nënshkruar një kontratë prej 5 vitesh e gjysmë me opsion për 12 muaj të tjerë.

Klubi duket se ka ndërmend ta shpërblejë fantazistin, duke i ofruar një kontratë të re deri në 2027-ën me nj rrogë të dyfishuar.

Aktualisht, 27-vjeçari fiton 240 mijë sterlina në javë.

Në këtë sezon, Bruno Fernandes ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 14 asist në 37 ndeshje të luajtura me Manchester United në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat