Mesfushori i Monacos synon transferimin në Premier Ligë

Futboll

Mesfushori i Monacos synon transferimin në Premier Ligë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:45
Aurelien Tchouameni

Mesfushori i Monaco, Aurelien Tchouameni dëshiron të transferohet në Premier Ligë.

Sipas gazetës prestigjioze ‘Marca’ francezi synon transferimin në Premier Ligë.

Ai aktualisht ka një kontratë me Monaco, deri në qershor të vitit 2024, por pritet të largohet nga Franca në fund të sezonit.

Manchester United dhe Liverpooli janë dy ekipet e Premier Ligës, që kanë shfaqur interesim për Tchouamenin.

Gazeta spanjolle ‘Marca’, njoftoi se talenti francez dëshiron të transferohet në Angli.

Përveç ekipeve nga Premier Liga, interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat